Andoni Law & Tax asiston në regjistrimin, korrigjimin dhe verifikimin e pronës në Kadastër. Ndjekim aplikime pranë ASHK-së, refuzime dhe dosje të bllokuara, si edhe kontrollin e dokumenteve përpara blerjes, shitjes ose kalimit të pronës te trashëgimtarët.

Shërbimi
Regjistrim prone, kontratash dhe trashëgimie
Korrigjim të dhënash në Kadastër
Verifikim titulli dhe barrash para blerjes
Kundërshtim refuzimi ose pezullimi
Ndjekje dosjesh dhe përfaqësim me prokurë
Hapat
Krahasojmë titullin me të dhënat kadastrale dhe përgjigjen e ASHK-së.
Përgatisim dokumentet dhe veprimin e saktë për regjistrim ose korrigjim.
Kontrollojmë aktin e dalë dhe kundërshtojmë refuzimin kur ka bazë.
Na kontaktoni
Na tregoni numrin e aplikimit, përgjigjen e fundit dhe dokumentin mbi të cilin kërkoni regjistrimin.
Diskutoni dosjen kadastralePyetje praktike
Duhet verifikuar vlefshmëria e titullit dhe identifikimi i pasurisë. Dokumentet e vjetra shqyrtohen bashkë me historikun dhe regjistrimet, për të përcaktuar procedurën e mundshme.
Jo çdo diferencë është gabim teknik. Nëse prek të drejtat e një pronari tjetër ose bazën e titullit, mund të kërkohet ekspertim, marrëveshje ose vendim gjyqësor.
Për veprimet që lejojnë përfaqësim, mund të veprojmë me prokurën dhe dokumentet e nevojshme. Përcaktojmë paraprakisht çfarë duhet të nënshkruani dhe në çfarë forme.
Krahasojmë aktin e fitimit me kartelën, hartën dhe regjistrimet e mëparshme. Kontrollojmë nëse problemi vjen nga mungesa e dokumentit, përshkrimi i pasurisë, zinxhiri i pronësisë ose një konflikt që ASHK nuk mund ta zgjidhë vetëm me korrigjim.
Për trashëgiminë, verifikojmë dokumentet që lidhin pronarin e regjistruar me trashëgimtarët. Për vendimet gjyqësore, shqyrtojmë nëse pasuria dhe e drejta e njohur identifikohen mjaftueshëm për veprimin e kërkuar.
Përpara transaksionit, shqyrtojmë identitetin e pronarit, titullin, përputhjen e sipërfaqes dhe barrat e regjistruara. Gjetjet përdoren për të përcaktuar dokumentet ose kushtet që duhen plotësuar përpara nënshkrimit.
Nëse pronësia vetë kundërshtohet, çështja mund të kërkojë përfaqësim në gjyq prone, jo thjesht një aplikim tjetër në Kadastër.
Kërkojmë arsyen e dokumentuar të bllokimit dhe dallojmë plotësimin teknik nga refuzimi që duhet kundërshtuar. Përgatisim kërkesën, përgjigjen ose ankimin dhe, kur është e nevojshme, ndjekim rrugën gjyqësore.

Ndani faktet, fazën aktuale dhe ndihmën që kërkoni. Zyra do ta shqyrtojë informacionin përpara se të propozojë objektin e punës, tarifën dhe afatin orientues.